Bota

VIDEO/ Po raportonte live kur Tajvani u godit nga tërmeti, prezantuesja nuk e ndal transmetimin, bëhet virale me reagimin e saj

Ndërkohë një video e një prezantueseje e stacionit televiziv SET News ka tërhequr vëmendje pasi gjatë raportimit live ndihen lëkundjet e tërmetit dhe ajo vijon punën e saj pa u panikosur.

3 Prill 2024, 19:06 Nga N.F
VIDEO/ Po raportonte live kur Tajvani u godit nga tërmeti, prezantuesja nuk
Prezantuesja

TAJVAN- Videot e shpërndara nga tërmeti i cili shkundi sot Tajvanit kanë shokuar botën. Pamje të pallateve që lëkunden dhe shemben ka qenë realiteti që kanë përjetuar ditën e sotme mijëra banorë në Tajvan. Ndërkohë një video e një prezantueseje e stacionit televiziv SET News ka tërhequr vëmendje pasi gjatë raportimit live ndihen lëkundjet e tërmetit dhe ajo vijon punën e saj pa u panikosur.

Gjithçka rreth saj dridhej dhe lëkundej ndërsa ajo vijoi rapotimin e saj pa u trembur ose të paktën nuk e transmetoi në asnjë moment emocionet e saj. Shumë shikues e përgëzuan prezantuesen duke shprehur admirim për profesionalizmin e saj. Tajvani u godit nga një tërmet me magnitudë 7.4 ballësh të Rihterit, më i forti që ka goditur ishullin në të paktën 25 vjet. nga ky tërmet humbën jetën nëntë persona dhe 934 u plagosën. 

 

termet tahvan transmetim live

Sondazh

Poll