Bota

Shefi i OBSH-së: Shumë pacientë të spitalit Al Shifa në Gaza do të vdesin nëse nuk evakuohen

 Forcat izraelite, të cilët u larguan nga spitali në qytetin e Gazës të hënën pas një operacioni dy-javor, arrestuan qindra militantë të dyshuar palestinezë dhe lanë një pjesë të ndërtesave të shkatërruara pas tyre.

3 Prill 2024, 18:49 Nga E. D
Shefi i OBSH-së: Shumë pacientë të spitalit Al Shifa në
foto ilustruese

GAZA- kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të mërkurën se shkatërrimi i spitalit Al Shifa në Gaza do të kërkojë më shumë evakuime mjekësore dhe përfundimisht do të shkaktojë më shumë vdekje nëse këto nuk kryhen me shpejtësi. Forcat izraelite, të cilët u larguan nga spitali në qytetin e Gazës të hënën pas një operacioni dy-javor, arrestuan qindra militantë të dyshuar palestinezë dhe lanë një pjesë të ndërtesave të shkatërruara pas tyre.

“Njerëzit që kanë nevojë për evakuim mjekësor do të rriten dhe evakuimi mjekësor tashmë është i ngadalshëm. Njerëzit do të vdesin sepse nuk do t'i marrin shërbimet as nga Shifa, as për shkak të evakuimit të ngadaltë, sepse nuk mund të evakuohen. Procesi i evakuimit duhet të përshpejtohet. Përndryshe do të humbasim shumë njerëz. Do të humbasim shumë jetë," tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ndërsa Richard Peeperkorn, Përfaqësuesi i OBSH-së për Bregun Perëndimor dhe Gazën, tha se shkatërrimi i spitalit Al Shifa do të linte mijëra pa kujdes shëndetësor. Ai tha se pacientët do të duhej të zhvendoseshin disi në objekte të tjera të kujdesit shëndetësor në veri të enklavës palestineze të shkatërruar nga lufta, të cilat tashmë po përpiqen të mbeten funksionale.

"Ne duhet të pranojmë se në Gaza ofrohet kujdes shëndetësor absolutisht i pamjaftueshëm. Është një sistem shëndetësor në gjunjë siç e kemi thënë shpesh... Është i pamjaftueshëm. Është i paplotë," tha Tedros, 

Ai tha se OBSH po kërkonte të vizitonte vendin ku qëndronte Al Shifa për të folur me stafin dhe për të parë se çfarë mund të shpëtohej, por se situata në terren dukej katastrofike.

obsh al shifa lufta në gaza

Sondazh

Poll