Bota

Kafka e tij u gjet afër shtëpisë së gjyshërve, autoritetet: 2-vjeçari dyshohet se është kafshuar nga një kafshë

Kafka e vogëlushit u gjet të shtunën e kaluar nga një alpiniste femër në një shteg të pjerrët mjaft larg nga qyteti Haut-Vernet, në juglindje të Francës, ku ndodhet shtëpia e gjyshërve të Emilit të vogël.

3 Prill 2024, 17:59 Nga N.F
Kafka e tij u gjet afër shtëpisë së gjyshërve,
2-vjeçari

FRANCË- Tre ditë pas zbulimit të kafkës së dy-vjeçarit në Francë prokurori francez i provincës Aix-en-Provence, Jean-Luc Blason, dha dje një konferencë për shtyp se rrobat e vogëlushit janë gjetur 150 metra larg eshtrave. kafka e vogëlushit u gjet rreth 90 metrash nga vendbanimi i gjyshërve të tij në fshatin Verne. Një bluzë, këpucë dhe të brendshme të Emilit u gjetën pranë një përroi.

Kafka e vogëlushit u gjet të shtunën e kaluar nga një alpiniste femër në një shteg të pjerrët mjaft larg nga qyteti Haut-Vernet, në juglindje të Francës, ku ndodhet shtëpia e gjyshërve të Emilit të vogël.


“Kafka e tij shtrihej në tokën e një shtegu të ngushtë, me bimësi të bollshme në mes të verës. Nga kjo rrugë mund të arrihet në fshatin Verne për pak minuta”, sqaroi prokurori.

Prokurori tha se disa nga rrobat e djalit u gjetën më larg, duke përfshirë një bluzë, këpucë dhe të brendshme, pranë një përroi.

“Kafka e tij tregon shenja kafshimi, ndoshta nga një kafshë. “Vetëm kockat nuk na lejojnë të përcaktojmë shkakun e vdekjes së djalit të vogël”, shtoi ai.

Gjyshi i djalit dyvjeçar e gjysmë, Philip B., me profesion fizioterapist, po priste dru jashtë shtëpisë së tij në kohën kur djali u zhduk. Megjithatë, autoritetet franceze po vazhdojnë hetimet pasi, siç theksojnë, ende nuk mund të sqarojnë shkakun e vdekjes së vogëlushit.

france kafke policia

Sondazh

Poll