Bota

Tronditen të afërmit kur lexojnë testamentin, milioneria italiane anashkalon nipërit dhe mbesat e saj dhe i lë 5 milionë euro kujdestares

Meqënëse Malfatti nuk ishte e martuar dhe nuk kishte trashëgimtarë të drejtpërdrejtë, pritej që asetet para në llogaritë rrjedhëse, apartamente dhe një ndërtesë historike në Via della Terra të trashëgoheshin nga nipërit e saj.

3 Prill 2024, 18:26 Nga E. D
Tronditen të afërmit kur lexojnë testamentin, milioneria italiane
Maria Malfatti

ITALI- Maria Malfatti, e cila është pasardhëse e kryebashkiakut të Roveretos u nda nga jeta në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, në moshën 80-vjeçare dhe në testament kishte përcaktuar se kush do ta trashëgonte pasurinë e saj me vlerë pesë milionë euro. 

Meqënëse Malfatti nuk ishte e martuar dhe nuk kishte trashëgimtarë të drejtpërdrejtë, pritej që asetet para në llogaritë rrjedhëse, apartamente dhe një ndërtesë historike në Via della Terra të trashëgoheshin nga nipërit e saj. Por Maria pasurinë ia la kujdestares së saj. Në testament nuk përmendeshin gjithsej 10 pasardhës, por kujdestarja që u kujdes për të deri në ditën e saj të fundit.

Gjithashtu familjarët nuk janë pajtuan me një gje të tillë dhe kanë bërë denoncim, me përfshirjen e avokatit, Luka Fedrici.  Ata thanë se në ditët e fundit të jetës, Maria nuk ka qenë e vetëdijshme dhe besojnë se kujdestarja ka përfituar nga kjo. Ndërkohë, autoritetet kanë ngrirë pronën deri në zgjidhjen e gjithë situatës.

maria malfatti

Sondazh

Poll