Bota

SHBA: Goditja izraelite ndaj personelit të ndihmës në Gaza nuk duhet të ndikojë në bisedimet për armëpushim

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, thotë se po vazhdojnë diskutimet se si të dërgohet më shumë ndihma në Gaza nga deti.

3 Prill 2024, 17:32 Nga r.ll
SHBA: Goditja izraelite ndaj personelit të ndihmës në Gaza nuk
shtepia e bardhe

SHBA- Shtëpia e Bardhë thotë se nuk duhet që sulmi ajror izraelit që vrau shtatë punonjës të ndihmës në Gaza të hënën të ndikojë në bisedimet e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, thotë se po vazhdojnë diskutimet se si të dërgohet më shumë ndihma në Gaza nga deti.

"Armëpushimi dhe negociatat për pengjet janë në vazhdim. Nuk do të parashikoja ndonjë ndikim të veçantë në ato diskutime si rezultat i sulmit," thotë Kirby.

Ndërkohë ditën e djeshme qeveria qipriote tha se anijet që transportonin ndihma në Gaza u kthyen pas sulmit ndaj punonjësve të ndihmës.

john kirby shba lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll