Bota

OKB: Mbi 100 të burgosur vdesin në burgjet e DR Kongos

Shkaku kryesor i vdekjeve ishin sëmundjet ngjitëse si tuberkulozi, të cilat përhapen lehtësisht në ambiente të mbushura me njerëz dhe kërkojnë kujdes mjekësor të padisponueshëm.

3 Prill 2024, 17:09 Nga E. D
OKB: Mbi 100 të burgosur vdesin në burgjet e DR Kongos
foto ilustruese

KONGO- Më shumë se 100 të burgosur kanë vdekur deri më tani këtë vit në burgjet e nënfinancuara dhe të mbipopulluara kronike të Republikës Demokratike të Kongos, tha të mërkurën një zyrtar i OKB-së për të drejtat e njeriut. Shkaku kryesor i vdekjeve ishin sëmundjet ngjitëse si tuberkulozi, të cilat përhapen lehtësisht në ambiente të mbushura me njerëz dhe kërkojnë kujdes mjekësor të padisponueshëm. Gjithashtu edhe ushqimi i pamjaftueshëm kontribuoi, tha zyrtari.

Zyra e Përbashkët e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka konfirmuar deri më tani 104 vdekje në paraburgim që nga fillimi i vitit 2024, tha drejtori i saj Patrice Vahard. Kjo krahasohet me 222 vdekje në burg në vitin 2023, tha ai në një intervistë. Shumica e vdekjeve të regjistruara ndodhën në provincat lindore të Kongos, Kivu-në e Veriut dhe Tanganyika, dhe në provincën perëndimore të Kwilu. 

Vahard tha se këtu familjet jetonin shumë larg burgjeve për tu sjellë ushqim të afërmve të burgosur. Burgjet e Kongos janë ndër disa nga më të mbipopulluarat në botë dhe të gjitha kanë një problem me financimin e pamjaftueshëm, tha Vahard. Ai përmendi një burg në Kwilu ku një qeli me një kapacitet prej 50 personash strehonte më shumë se 200.

patrice vahard

Sondazh

Poll