Bota

Familjet e pengjeve izraelite protestojnë në parlamentin e Izraelit

Më 7 tetor të vitit të kaluar, Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë peng 253.

3 Prill 2024, 16:45 Nga E. D
Familjet e pengjeve izraelite protestojnë në parlamentin e Izraelit
foto nga vendngjarja

IZRAEL- Kto janë pamjet e një proteste brenda Knessetit të Izraelit ose parlamentit sot nga familjet dhe mbështetësit e pengjeve izraelite. Më 7 tetor të vitit të kaluar, Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë peng 253.

Shumë u liruan gjatë një armëpushimi të shkurtër në nëntor, por mendohet se rreth 100 pengje dhe eshtrat e 30 të tjerëve mbahen ende nga grupi militant palestinez. Udhëheqësi i opozitës izraelite Yair Lapid shprehu simpatinë për anëtarët e familjes dhe dënoi qeverinë për trajtimin e çështjes.

"këto janë familjet e pengjeve që ju i braktisët, të cilët u bënë robër në tunelet e Hamasit nën vëzhgimin tuaj. Nuk ka asnjë vend tjetër në botë ku kjo qeveri do të kishte mbetur në pushtet më 8 tetor. Është turp për breza që keni mbetur në pushtet, por nëse do të qëndroni në pushtet, atëherë kujdesuni për robërit dhe familjet e tyre”, tha ai.

yair lapid

Sondazh

Poll