Bota

Takimi në Bruksel për dinarin, Kurti: Bislimi nuk mund të negociojë rregulloren e BQK-së

Kurti këtë deklaratë e tha para mediave gjatë vizitës së tij në komunën e Mitrovicës së Veriut ku shtoi se vendimi tashmë është marrë dhe se duhet të shohë mos të ketë pasoja.

3 Prill 2024, 16:39 Nga N.F
Takimi në Bruksel për dinarin, Kurti: Bislimi nuk mund të
Bislimi dhe Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar ditën e sotme rreth takimit që do të zhvillohet nesër në Bruksel në lidhje me çështjen e dinarit. Gjtë fjalës së tij Kurti u shpreh se zëvendësi i tij, Besnik Bislimi nuk mund të negociojë për rregulloren e Bankës Qendrore që përjashton dinarin nga përdorimi.

Kurti këtë deklaratë e tha para mediave gjatë vizitës së tij në komunën e Mitrovicës së Veriut ku shtoi se vendimi tashmë është marrë dhe se duhet të shohë mos të ketë pasoja.


“Unë e kam thënë mendimin tim dhe ne i mbahemi nën dhe prapa Bankës Qendrore. Kur ishte problemi me targat atëherë Ministri Svecla dhe unë kemi qenë në linjën e parë, tash s’jemi. Unë nuk jam kryeministër që vendos për BQK-në. Pushtetet janë të ndara në Kosovë, ne nuk jemi shtet autokratik si Serbia ku një njeri vendos për të gjitha.

Pra, ka një vendim, një rregullore të BQK-së dhe ne jemi këtu si qeveri për t’i ndihmuar. Për këtë arsye zëvendësi im, Besnik Bislimi, nuk mund të negociojë për atë rregullore. Vetëm nëse ka ndonjë pasojë që askush s’e do atëherë hajde të shohim se çka mund të bëjmë që të ketë një tranzicion sa më të mirë e sa më të shpejtë. Ne nuk jemi bartës të këtij vendimi të ri të BQK’së, në këtë kuptim ngjarja kryesore tashmë ka ndodhur, tash jemi në fazën post festum dhe duhet të shohim që të mos ketë asnjë pasojë,” u shpreh Kurti.

Kreu i qeverisë së Kosovës shtoi se problemi i Beogradit nuk është mospërdorimi i dinarit, por pagesat që janë bërë në cash.


“Unë insistoj në atë se Beogradi zyrtar s’e ka gajle a është dinari a euro. Nuk ka asnjë serb në Kosovë që ka thënë s’dua euro sepse 33 mijë xhirollogari I kanë serbët në Kosovë dhe marrin ndihma të ndryshme nga qeveria jonë. Asnjë serb s’ka thënë s’dua euro, nga ana tjetër askush s’ka thënë veç dinar dhe asgjë tjetër. Për këtë arsye unë them se ky është problem artificial. Problem kryesor është se ata insistojnë në cash," tha ai.

 

bruksel dinari kurti bislimi

Sondazh

Poll