Bota

Theu rekordin Guinness në vitin 2022, ndërron jetë në moshën 114-vjeçare personi më i vjetër në botë

Lajmi për ndarjen nga jeta të Mora u njoftua dje më 2 prill. Në lidhje me ndarjen nga jeta të njeriut më të vjetër në botë reagoi edhe presidenti i vendit i cili u shpreh se Mora i tha Venezuales një rekord botëror Guinness.

3 Prill 2024, 15:56 Nga N.F
Theu rekordin Guinness në vitin 2022, ndërron jetë në
Juan Vicente Pérez Mora 

VENEZUELË- Ka ndërruar jetë në Venezuelë në moshën 114-vjeçare personi më i vjetër në botë. Bëhet fjalë për Juan Vicente Pérez Mora i cili u bë personi më i vjetër në botë në vitin 2022, sipas Librit të Rekordeve Guinness.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Mora u njoftua dje më 2 prill. Në lidhje me ndarjen nga jeta të njeriut më të vjetër në botë reagoi edhe presidenti i vendit i cili u shpreh se Mora i tha Venezuales një rekord botëror Guinness.


“Juan Vicente Pérez Mora kaloi në përjetësi në moshën 114-vjeçare. Ky njeri nga El Cobre i dha Venezuelës rekordin e jetëgjatësisë që i atribuohet Rekordeve Botërore Guinness”, tha presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro në një postim në rrjetin social X.


Më 4 shkurt 2022, Juan Vicente Pérez Mora, atëherë 112 vjeç e 253 ditë, u njoh zyrtarisht si personi më i vjetër në planet, sipas faqes së internetit të Rekordeve Botërore Guinness. Babai i 11 fëmijëve, Juan Vicente Pérez Mora kishte në vitin 2022 41 nipër e mbesa, 18 stërnipër dhe 12 stërnipër.

Me profesion fermer Juan lindi në El Cobre në shtetin Tahira, në Venezuelën perëndimore më 27 maj 1909. Ai ishte fëmija i nëntë në një familje me 10 fëmijë.

“Në moshën pesë vjeçare, ai filloi të punonte me babanë dhe vëllezërit e tij për të kultivuar tokën dhe për të ndihmuar në korrjen e kallam sheqerit dhe kafesë”, shkroi Libri i Rekordeve Botërore Guinness pas çmimit.

juan vicente pérez mora  rekord guinness vdekje

Sondazh

Poll