Bota

Vizita e Kurtit në Leposaviç dhe Zubin Potok, Petkoviç: Provokim! S’ka çfarë të kërkojë në veri, ku nuk është i mirëpritur

Petkoviç në reagimin e tij thotë se një ditë para ciklit të ri të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kurti vendosi të ngrejë tensione të reja duke vizituar dy komuna të banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës.

3 Prill 2024, 15:23 Nga N.F
Vizita e Kurtit në Leposaviç dhe Zubin Potok, Petkoviç:
Petkoviç

KOSOVË- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka reaguar në lidhje me vizitën e Albin Kurtit në veri të Kosovës. Petkoviç në reagimin e tij thotë se një ditë para ciklit të ri të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kurti vendosi të ngrejë tensione të reja duke vizituar dy komuna të banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës.

Petkovië e cilësoi provokim këtë vizitë të Kurtit ndërsa akuzoi KFOR-in dhe EULEX-in që e lejuan vizitën. Ai më tej shtoi se kryeministri i Kosovës nuk është i mirëpritur në mesin e serbëve lokalë.


“Kurti s’ka çfarë të kërkojë në veri, ku nuk është i mirëpritur. Fakti që i gjithë Leposaviçi u bllokua kur ai shkoi në ndërtesën e komunës, ku e priste kryetar i rremë, dëshmon se për çfarë demonstrimi të forcës bëhet fjalë. Gjithashtu, fakti që të gjitha rrugët janë bosh në Leposaviç dhe Zubin Potok tregon se populli serb shfaq përbuzje ndaj provokimit të Kurtit”.

“Por shtrohet pyetja se kush e miratoi vizitën e Kurtit në veri dhe në çfarë mënyre, kush nga përfaqësuesit ndërkombëtarë është informuar – nëse KFOR-i dhe EULEX-i kanë ndihmuar dhe dhënë pëlqimin për këtë provokim?”, tha Petkoviç.

kosove veri kurti petkovic kfor

Sondazh

Poll