Bota

Sulmi me armë në Finlandë, autori i vrasjes së 12-vjeçarit ishte viktimë e bullizmit

Ngjarja e rëndë u regjistua pasi një nxënës i klasës së gjashtë hapi zjarr duke vrarë një 12-vjeçar në shkollën e tij. Policia në Finlandë tha sot se motivi i sulmit të djeshëm ishte bullizmi.

3 Prill 2024, 15:45 Nga N.F
Sulmi me armë në Finlandë, autori i vrasjes së
Pamje nga vendi i ngjarjes

FINLANDË- Pas sulmit me armë që u regjistrua në Finlandë ku humbi jetën një nxënës 12-vjeçar dhe u plagosën 2 të tjerë, flamujt në vend janë valëvitur në gjysmështizë. Nga të shtënat mbeti e plagosur edhe një nxënëse shqiptare me origjinë nga Kosova.

Ngjarja e rëndë u regjistua pasi një nxënës i klasës së gjashtë hapi zjarr duke vrarë një 12-vjeçar në shkollën e tij. Policia në Finlandë tha sot se motivi i sulmit të djeshëm ishte bullizmi.

“I dyshuari gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se ka qenë objektiv i bullizmit dhe ky informacion është konfirmuar edhe në hetimin paraprak policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas rrjetit televiziv finlandez MTV uutiset, 12-vjeçari kishte veshur një maskë dhe kufje anuluese të zhurmës kur filloi të qëllonte. I mituri nuk do të burgoset sepse është nën 15 vjeç dhe për rrjedhojë nuk mund të mbajë përgjegjësi penale, sqaroi kreu i hetimit për çështjen Markos Sarkas.

Ndërsa lajmi për të shtënat u publikua dje në mëngjes, prindërit pritën me ankth jashtë shkollës për orë të tëra, ndërsa mësuesit siguruan klasat e tyre për të mbrojtur nxënësit, ndërsa policia kontrollonte ambientet e shkollës. Kryeministri i vendit Petri Orpo tha se ishte thellësisht i tronditur nga incidenti, duke shtuar se mendimet e tij ishin për viktimat, prindërit e tyre, nxënësit e tjerë dhe mësuesit.

finlande sulm viktime bullizem

Sondazh

Poll