Bota

Raporti i fundit i GNK-së, eksperti Prelec: Bota po shikon! Kosova po e fiton betejën për sovranitet në veri, por po humb luftën për integrim

Në lidhje me këtë raport ka reaguar edhe eksperti i GNK-së, Marko Prelec ku shkroi se mesazhi kryesor për veriun ishte se Kosova e fitoi betejën për sovranitet në atë pjesë, por po e humb luftën për t’u integriuar në bashkësinë ndërkombëtare.

3 Prill 2024, 15:31 Nga N.F
Raporti i fundit i GNK-së, eksperti Prelec: Bota po shikon! Kosova po e
Marko Prelec

KOSOVË- Grupi Ndërkombëtar i Krizave në një raport të fundit ka bërë me dije se Kosova dhe Serbia, si dhe mbështetësit e jashtëm, duhet të punojnë për zbutjen e rreziqeve afatshkurtra nga dhuna në veri dhe më pas të kërkojnë mënyra për të siguruar qëndrueshmëri në atë zonë.

Në lidhje me këtë raport ka reaguar edhe eksperti i GNK-së, Marko Prelec ku shkroi se mesazhi kryesor për veriun ishte se Kosova e fitoi betejën për sovranitet në atë pjesë, por po e humb luftën për t’u integriuar në bashkësinë ndërkombëtare.

“Mendoj se mesazhi kryesor i raportit të Grupit Ndërkombëtar të Krizeve për veriun e Kosovës është ky: Kosova e fitoi betejën për sovranitet mbi këtë zonë, por po e humb luftën për integrimin e saj të plotë në bashkësinë ndërkombëtare”, shkroi ai në “X”.

Sipas Prelec, lëvizja kryesore për Kosovën duhet të jetë e thjeshtë: “Pra, lëvizja kryesore për Prishtinën tani është shumë e thjeshtë: tregoni (jo thjesht ta thoni) se e respektoni pakicën tuaj serbe, veçanërisht në veri, sepse ata tani janë përgjegjësia juaj. Bota po shikon”.

marko prelec kosova serbia gnk

Sondazh

Poll