Politike

Rama refuzoi Interpelancën, Gazment Bardhi kërkesë Nikollës: S’ka tagër kryeministri të mos pranojë!

Bardhi tha se kryeministri nuk ka tagër ligjor dhe kushtetues që të vendosë arsyet dhe temat e thirrjes në interpeleancë ashtu siç nuk ka tagër të refuzojë.

3 Prill 2024, 11:05 Nga h.k
Rama refuzoi Interpelancën, Gazment Bardhi kërkesë Nikollës:
Foto ilustruese

TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur me kryeparlamentaren Lindita Nikolla gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, pasi kryeministri Edi Rama refuzoi interpelancën urgjente të kërkuar prej tij.

Bardhi tha se kryeministri nuk ka tagër ligjor dhe kushtetues që të vendosë arsyet dhe temat e thirrjes në interpeleancë ashtu siç nuk ka tagër të refuzojë.

"Kushtetuta dhe rregullorja të detyron të perfshishë në rendin e ditës interpeleancën me Kryeministrin. Sot jam njoftuar publikisht nga Kryeministri, për refuzimin e interpelancës. E ke i shënderruar republiken parlamentare në republikë kryeministrite. Nuk ka tager ligjor dhe kushtetues që kryeministri të vendosë arsyet dhe temat e thirrjes në interpeleancë ashtu siç nuk ka tagër të refuzojë. Kjo është shkelje e hapur kushtetuese."-është shprehur Bardhi. 

lindita nikolla

Sondazh

Poll