Sport

Mikel Arteta: “Tani duam të shfrytëzojmë mundësitë dhe t'i bëjmë ato të ndodhin”...

Mikel Arteta ka treguar optimizmin e tij këtë të martë në një konferencë për shtyp, teksa klubi i tij i afrohet afateve vendimtare në kampionat.

2 Prill 2024, 16:32 Nga DOSJA
Mikel Arteta: “Tani duam të shfrytëzojmë

ANGLI - Arsenali u rrëzua nga kreu i Premier League fundjavën e kaluar, pas barazimit kundër rivalit të Manchester City (0-0). Megjithatë, londinezët mund të kthehen në krye nëse mundin Lutonin e kërcënuar me rënie këtë të mërkurë.

Në vijim i pret një kalendar i ngjeshur. Së pari, një udhëtim në Brighton & Hove Albion të shtunën, pasuar tre ditë më vonë nga ndeshja e parë çerekfinale e Champions League kundër Bayern Munich. 

“Ne jemi në rrugën e duhur. Ka shumë gjëra të mira që po ndodhin këtë sezon, por ne duhet të synojmë shumë më tepër se kaq. Tani ne duam të shfrytëzojmë mundësitë dhe t'i bëjmë ato të ndodhin”,- siguroi trajneri i ‘Topçinjve’.

“Jam shumë i emocionuar dhe plot energji. Është pjesa më e mirë e sezonit. Nuk pata shansin të jem në këtë pozicion kur isha lojtar këtu, është shumë ndryshe tani”.

Arsenali, i dyti në renditje, duhet të presë një udhëtim të mbushur me gracka. Në javët në vijim e presin Tottenham Hotspur, Chelsea, Aston Villa dhe Manchester United. Kërkimi për titullin e parë kampion që nga viti 2004 premton të jetë i mundimshëm, por tekniku spanjol dëshiron të jetë optimist. 

“Ne punojmë çdo ditë me entuziazëm dhe pasion për ta arritur këtë dhe e shijojmë momentin. Unë shoh që ekipi është në formë të shkëlqyer dhe shumë i emocionuar për të luajtur çdo ndeshje. Kjo është ajo që duhet të udhëheqë rrugëtimin tonë deri në fund,- shtoi ish-kapiteni i Arsenalit.

Jam shumë i emocionuar dhe jam plot energji. Është pjesa më e mirë e sezonit. Nuk pata shansin të jem në këtë pozicion kur isha lojtar (në Arsenal), tani është shumë ndryshe”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll