Bota

Ahmeti: Serbia po lobon kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE, më befason qasja e butë e BE-së

Gjatë fjalës së tij Ahmeti u shpreh se Serbia në vazhdimësi ka lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke shtuar se shteti serb ka humbur që në fillim betejën kundër anëtarësimit të Kosovës në këshill.

2 Prill 2024, 18:10 Nga N.F
Ahmeti: Serbia po lobon kundër anëtarësimit të Kosovës
Ahmeti


KOSOVË- Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Kreshnik Ahmeti në një intervistë të zhvilluar ka folur në lidhje me marrëdhëniet me Serbinë. Gjatë fjalës së tij Ahmeti u shpreh se Serbia në vazhdimësi ka lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke shtuar se shteti serb ka humbur që në fillim betejën kundër anëtarësimit të Kosovës në këshill.

Ahmeti në intervistën e dhënë për Telegrafin tha Serbia haptazi ka lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Që nga fillimi, Serbia ka pasur një lobim agresiv kundër anëtarësimit tonë, kujtohet në periudhën, fazën e parë mund ta quaj kemi pasur një një betejë ligjore, të cilën ata e humbën. E, prej asaj kohe e deri më sot, na duhet ta pranojmë që kemi pasur shkelje të vazhduar të marrëveshjes bazike, kjo kulmoi me sulmin terrorist, me agresionin e sulmit terrorist që Serbia bëri me 24 shtator të vitit të kaluar,” tha ai.


Ahmeti shtoi se nuk befasohet që Serbia po vazhdon me fushatë kundër Kosovës, por shtoi se më shumë e shqetëson qasja e BE-së ndaj këtij shtetit.

Çfarë më befason mua është qasja e butë e Bashkimit Evropian, e që nuk do të duhej të ishte e tillë, sepse po shihet tashmë. Ne e kemi ditur, besoj që është e qartë edhe për ata, që me një qasje të përkëdheljes ndaj Serbisë nuk mund të sigurohet serioziteti i saj për respektimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të cilat i kemi arritur”, shtoi Ahmeti.

 

kreshnik ahmeti kie kosova serbia be

Sondazh

Poll