Bota

Zjarri në klubin e natës në Turqi, shkon në 29 numri i viktimave, arrestohen menaxherët

Zjarri është shuar, ndërsa Davut Gul, guvernatori i Stambollit, tha se kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë. 

2 Prill 2024, 17:35 Nga r.ll
Zjarri në klubin e natës në Turqi, shkon në 29 numri i
klubi i nates

TURQI- Ka shkuar në 29 numri i viktimave nga shpërthimi i zjarrit në një klub nate në Stamboll të Turqisë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur. Zjarri shpërtheu gjatë punimeve të rinovimit në klubin e natës Masquerade që ndodhet në katin e parë dhe në bodrumin e një ndërtese banimi 16-katëshe në lagjen Gayrettepe të qytetit.

Zjarri është shuar, ndërsa Davut Gul, guvernatori i Stambollit, tha se kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë. Deri tani policia arrestoi pesë persona për t'u marrë në pyetje, duke përfshirë menaxherët e klubit dhe një person përgjegjës për rinovimet, tha ministri i drejtësisë Yilmaz Tunc.

Pamjet e postuara nga Departamenti i Zjarrfikësve të Stambollit në X treguan ekuipazhet që po shkonin në vendngjarje me disa makina zjarrfikëse dhe ambulanca që rrethonin hyrjen e ndërtesës.

zjarr ne turqi

Sondazh

Poll