Bota

I dënuari mban peng dy të burgosur në Holandë

Gjithashtu sipas zëdhënëses së administratës së burgjeve, aktualisht nuk ka informacione se ka pasur dhunë.

2 Prill 2024, 17:03 Nga E. D
I dënuari mban peng dy të burgosur në Holandë
foto ilustruese

HOLANDË- Një i burgosur mbajti peng dy të tjerë për disa orë në burgun Heerhugowaard në Holandë. Agjencia që drejton burgjet tha se motivi nuk ishte menjëherë i qartë. Gjithashtu sipas zëdhënëses së administratës së burgjeve, aktualisht nuk ka informacione se ka pasur dhunë. Të 2 personat po mbaheshin në një dhomë të përbashkët të cilët janë liruar të padëmtuar dhe i dyshuari është arrestuar

Objekti i Heerhugowaard mban deri në 340 të burgosur meshkuj të shpërndarë në dy ndërtesa. Ndërtesa e parë, Zuyder Bos, u ndërtua në vitin 1994 me 232 vende për të burgosurit në 10 blloqe qelish në pesë krahë të ndryshëm. Ndërtesa Amerswiel u ndërtua gjashtë vjet më vonë me 11 shtëpi me tarraca për të strehuar deri në 72 të burgosur dhe 16 të tjerë me dënime më fleksibël.

holandë

Sondazh

Poll