Bota

"Politikat tona ishin në përputhje me ato të BE-së", Abazoviç: Votimi kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE do të ishte i pamundur në mandatin tim

Ai në një deklaratë për portalin Euractiv tha se megjithëse Mali i Zi shpalli pavarësinë nga bashkimi me Serbinë në vitin 2006, ai mban lidhje të forta me Beogradin.

2 Prill 2024, 16:59 Nga N.F
"Politikat tona ishin në përputhje me ato të
Abazoviç

MAL I ZI- Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka folur në lidhje me votimin kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës të cilën ai e ka cilësuar su të pamundur nën mandatin e tij. Abazoviç më tej shtoi se BE-ja duhet të jetë më konkrete në dialogun Kosovë-Serbi.

Ai në një deklaratë për portalin Euractiv tha se megjithëse Mali i Zi shpalli pavarësinë nga bashkimi me Serbinë në vitin 2006, ai mban lidhje të forta me Beogradin.


“Nga ana tjetër, në Mal të Zi jetojnë më shumë se 30 mijë shqiptarë që mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe refuzojnë qëndrimin e Beogradit dhe aleatëve të tij”, tha ish kryeministri i Malit të Zi.

Abazoviç tha se e ka mbështetur plotësisht Kosovën gjatë mandatit të tij, por se tani ka një “realitet të ri”. Ai shtoi se se Mali i Zi nuk planifikon të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Votimi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte i pamundur në mandatin tim, ne ishim shumë të qartë në politikën tonë të jashtme. Politika jonë e jashtme ishte 100 për qind në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian”, tha ai.

“BE-ja duhet të jetë më konkrete. Nëse do ta kemi gjithmonë këtë politikë shumë të butë, do të flasim për të njëjtën gjë edhe pas 10 apo 20 vitesh. Kjo është një fatkeqësi sepse ne kemi humbur tashmë 20 vjet”, shtoi ai.

 

abazoviç kosova mal kie

Sondazh

Poll