Bota

OKB: Mbi 200 punonjës humanitarë janë vrarë në Gaza që nga tetori

Gjithashtu McGoldrick shtoi se ky është gati trefishi i numrit të vdekjeve të regjistruara në çdo konflikt të vetëm në një vit.

2 Prill 2024, 16:19 Nga E. D
OKB: Mbi 200 punonjës humanitarë janë vrarë në Gaza
foto ilustruese

GAZA- Të paktën 196 humanitarë janë vrarë në Gaza nga tetori 2023 deri më 20 mars, thotë Jamie McGoldrick koordinatori i Kombeve të Bashkuara për ndihmën humanitare në Gaza. Gjithashtu McGoldrick shtoi se ky është gati trefishi i numrit të vdekjeve të regjistruara në çdo konflikt të vetëm në një vit.

Izraeli ka pranuar gabimisht bombardimin e shtatë punonjësve të ndihmës nga World Central Kitchen me qendër në SHBA, të cilët po shkarkonin ushqimet e sjella nga deti në Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta dhe premtoi një hetim mbi incidentin. McGoldrick thotë se enklava palestineze është bërë një nga vendet më të rrezikshme dhe më të vështira për të punuar në botë. 

Më vete, Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe dënon sulmin, duke akuzuar Izraelin se synon qëllimisht punonjësit e ndihmës. Emiratet e Bashkuara Arabe e konsiderojnë Izraelin plotësisht përgjegjës për këtë zhvillim të rrezikshëm dhe bën thirrje për një hetim urgjent, të pavarur dhe transparent dhe ndëshkim të atyre që kanë kryer këtë krim të urryer në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar humanitar”, thuhet në një deklaratë nga Abu Dhabi. Emiratet e Bashkuara Arabe janë një financues kryesor i World Central Kitchen.

jamie mcgoldrick

Sondazh

Poll