Politike

Inceneratori i Tiranës/ Këlliçi nxjerr dokumentin: Miliona euro vidheshin, ndërsa nuk ishte përcaktuar pronësia mbi pronën

Këlliçi tha se drejtori e ka të qartë se kush e ka në inventar pronën, por le një përgjigje evazive, duke lejuar kështu të vidhen miliona euro, por që të largojë përgjegjësinë nga vetja.

1 Prill 2024, 22:26 Nga r.ll
Inceneratori i Tiranës/ Këlliçi nxjerr dokumentin: Miliona euro
belind kellici

TIRANË- Belind Këlliçi, anëtari i Kryesisë së PD-së, tha se Erion Veliaj është një kandidat i shkëlqyer për qeli, një kandidat i shkëlqyer për tu përgjigjur para ligjit për atë që i ka bërë Tiranës.

Gjatë emisionit në “Çim Peka Live” në Syri në TV, Këlliçi publikoi një dokument të ri lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës. Shkresa e publikuar nga Këlliçi është një kthim përgjigjeje që mban firmën e Alban Dokushit, drejtor juridik në Bashkinë e Tiranës. Alban Dokushi, i kthen përgjigje administratores së inceneratorit të Tiranës në maj të 2020, ku bëhej depozitimi i mbetjeve dhe dherave, ndërsa ajo e pyeste se kujt i përkiste prona ku ishte ngritur landfilli.

Inceneratori i Tiranës/ Këlliçi nxjerr dokumentin: Miliona euro
belind kellici

“Drejtori juridik nuk di ti thotë landfillit të Sharrës nëse prona e landfillit ishte ose jo pronë e Bashkisë”, citoi Këlliçi shkresën e firmosur nga Dokushi.

Këlliçi tha se drejtori e ka të qartë se kush e ka në inventar pronën, por le një përgjigje evazive, duke lejuar kështu të vidhen miliona euro, por që të largojë përgjegjësinë nga vetja. Ai tha se kjo shkresë është e njëjtë në logjikë me atë që nënshkruante Erion Veliaj për inceneratorin ku shprehej se ishte dakort në parim. Këlliçi tha se të gjitha dokumentet mbajnë firmën e Veliajt dhe vulën e Bashkisë së Tiranës.

belind këlliçi inceneratori i tiranes

Sondazh

Poll