Bota

Humbën jetën tragjikisht në kamionin frigorifer, identifikohen 39 viktimat në Britaninë e Madhe

Sëfundmi mediat e huaja kanë raportuar se policia ka arritur të zbulojnë emrat e 39 shtetasve vietnamezë të cilët mbetën të vdekur brenda kamionit frigorifer.
Featured image of article: Humbën jetën tragjikisht në kamionin frigorifer, identifikohen 39 viktimat në Britaninë e Madhe Kamioni ku humben jeten 39 njerez

BRITANI- Rreth një javë më parë në një kamion frigorifer me destinacion Britaninë e Madhe mbetën të vdekur plotë 39 njerëz, që donin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin.

Ndërkohë sëfundmi mediat e huaja kanë raportuar se policia ka arritur të zbulojnë emrat e 39 shtetasve vietnamezë të cilët mbetën të vdekur brenda kamionit frigorifer.

Mendohet që mes 39 viktimave kanë qenë edhe 10 adoleshentë përfshirë dy djem nga 15 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 23 tetor ku kamioni me 39 viktima u gjet  rreth 32 kilometra larg Londrës.

“Prioriteti ynë ka qenë t’i identifikojmë viktimat, të ruajmë dinjitetin e atyre që kanë vdekur dhe të mbështesim miqtë dhe familjet e viktimave”,-është shprehur shefi i policsë në Esiks, Tim Smith.

Ndërkohë mësohet që është dashur mbi dy javë për të përfunduar procesin e identifikimit të viktimave ka zgjatur pak më shumë se dy javë.

Sipas mediave të huaja Komisioni për identifikim, i mbikëqyrur nga policia, për të identifikuar viktimat  kanë përdorur gjurmët e gishtërinjve, ADN-në dhe të dhënat dentare dhe shenjat dalluese të trupit.

Pjesa më e madhe e viktimave mësohet të kenë qenë  rreth 20 dhe 30 vjeç, ku 8 prej tyre kanë qenë gra, e në të njëjtën kohë shoferi i kamionit, Maurice Robinson, nga Irlanda Veriore, është paraqitur në gjykatë si i akuzuar për vrasje.

Burimi: BBC  

A.C/Dosja.al

Shto Koment