Aktualitet

Greva e doganierëve greke, nga sot deri më 4 prill nuk lejohet kalimi i mjeteve dhe kamionëve në pikat kufitare

Si pasojë e një proteste që do mbahet nga doganierët grekë, nuk do lejohet kalimi i mjeteve nga sot deri më 4 prill në pikat e kalimit kufitar, Qafë Botë, Tre Urat, Kakavijë dhe Kapshticë.

2 Prill 2024, 08:33 Nga M.B
Greva e doganierëve greke, nga sot deri më 4 prill nuk lejohet kalimi
Foto ilustruese

GREQIA- Një protestë e sindikatave greke ka bllokuar qarkullimin në të gjitha pikat kufitare Shqipëri-Greqi.Si pasojë e një proteste që do mbahet nga doganierët grekë, nuk do lejohet kalimi i mjeteve nga sot deri më 4 prill në pikat e kalimit kufitar, Qafë Botë, Tre Urat, Kakavijë dhe Kapshticë.

Kalimi do të ndalohet nga data 2 prill deri më datë 4 prill, për mjetet e vogla, mjetet e tonazhit të rëndë, autobusët dhe shërbimet taksi. Përjashtime ka vetëm për këmbësorët dhe rastet e urgjencave, të cilët do mund të kalojën lehtësisht. Doganierët grekë po protestojnë për kushte më të mira pune, rritje pagash si edhe shtim personeli.

pikat kufitare me greqinë

Sondazh

Poll