Aktualitet

Tragjedia me 8 viktima në aksin Këlcyrë-Përmet, mjeti me emigrantë dyshohet se po i largohej patrullave të policisë

Mjeti me të cilin udhëtonin 8 viktimat është shkatërruar plotësisht teksa ka përfunduar në lumin Vjosa.

2 Prill 2024, 08:17 Nga M.B
Tragjedia me 8 viktima në aksin Këlcyrë-Përmet, mjeti me
Foto nga vendi i ngjarjes

PËRMET-  Një aksident i rëndë me 8 viktima u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet. Një mjet me emigrantë të paligjshëm është aksidentuar dhe për pasojë kanë humbur jetën 7 klandestinët, si edhe drejtuesi i mjetit nga Shkodra. Mjeti me të cilin udhëtonin 8 viktimat është shkatërruar plotësisht teksa ka përfunduar në lumin Vjosa. Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë, por dyshohet se mjeti me emigrantë të paligjshëm është pikasur nga patrulla policore duke shtuar shpejtësinë.

Njoftimi i policisë:

Këlcyrë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra). Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik. Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë. Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.

8 viktima permet

Sondazh

Poll