Aktualitet

Aksidenti me 8 viktima në aksin Këlcyrë-Përmet, dyshohet se dy trupa janë ende brenda mjetit

Mësohet se mjeti ku udhëtonin 7 emigrantë, ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta dhe ka përfunduar në shtratin e lumit Vjosë dhe për pasojë 8 persona kanë humbur jetën, përfshirë dhe shoferin.

2 Prill 2024, 07:53 Nga M.B
Aksidenti me 8 viktima në aksin Këlcyrë-Përmet, dyshohet se
Foto nga vendi i ngjarjes

PËRMET- Të tjera detaje kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar. Mësohet se mjeti ku udhëtonin 7 emigrantë, ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta dhe ka përfunduar në shtratin e lumit Vjosë dhe për pasojë 8 persona kanë humbur jetën, përfshirë dhe shoferin.

Po ashtu bëhet me dije se 6 trupa të pajetë u nxorën nga mjeti, ndërsa 2 kanë ngelur ende brenda tij. Ndërkohë, dyshohet se automjeti është marrë me qira dhe priten të tjera verifikime nga ana e policisë.

Njoftimi i policisë:

Këlcyrë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra). Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik. Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë. Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.

8 viktima permet

Sondazh

Poll