Aktualitet

"Pse na shihni", 18-vjeçari humbi jetën pas sherrit në Tiranë, dëshmon një prej personave të përfshirë në konflikt

I riu ndërroi jetë nga plagët rrugës për në spital.

1 Prill 2024, 07:24 Nga M.B
"Pse na shihni", 18-vjeçari humbi jetën pas sherrit
Policia

TIRANA- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e shkuar në Shkozë ku humbi jetën 18-vjeçari Aurelio Dervishi, pasi u godit me thikë. I riu ndërroi jetë nga plagët rrugës për në spital. Ndërkohë mësohet se një person i cili ndodhej në automjetin ku ishte edhe viktima është shoqëruar në policinë. Në dëshminë e tij, i riu ka thënë se sherri ka qenë i çastin dhe ka nisur për fjalët "pse na shikoni".

Po ashtu bëhet me dije se dy makinat kanë ndaluar afër rrethit të Shkozës dhe aty të rinjt janë konfrontuar fizikisht. Me pas autorët dyshohet se janë larguar drejt Unazës Lindore. Në makinën e autorëve tip "Volkswagen Tiguan", ngjyrë gri, të cilët janë në kërkim, dyshohet se ndodheshin 5 persona.

vrasje tirana

Sondazh

Poll