Aktualitet

18-vjeçari ndërroi jetë pas plagosjes me thikë, policia: Konflikt çasti mes disa personave që lëviznin me 2 automjete

Si pasojë e dëmtimeve të marra nga konflikti me mjete prerëse i riu ka ndërruar jetë rrugës për në spital. 

31 Mars 2024, 22:48 Nga M.B

 

18-vjeçari ndërroi jetë pas plagosjes me thikë, policia:
Foto ilustruese

TIRANA- Lidhur me vdekjen e 18-vjeçarit pas goditjes me thikë, policia njofton se ngjarja ndodhi si pasojë e një konflikti të çastit mes disa personave që lëviznin me dy automjete. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga konflikti me mjete prerëse i riu ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

sherr me thika ne tirane

Sondazh

Poll