Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë në Elbasan, shkak dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike

Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

31 Mars 2024, 20:52 Nga M.B
Përfshihet nga flakët një banesë në Elbasan, shkak
Foto ilustruese

ELBASAN- Një banesë në fshatin Qerret, njësia administrative Labinot Mal, në Elbasan është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Shkak për zjarrin dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në fshatin Qerret, njësia administrative Labinot Mal, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Xh. I.. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.

zjarr elbasan

Sondazh

Poll