Aktualitet

Sherr me thika në Berat mes dy grupeve të rinjsh, 3 të plagosur

Mësohet se të rinjtë, pasi janë gërvishur me mjetet e tyre,kanë hapur krahun në anë të rrugës dhe janë përleshur.

31 Mars 2024, 22:01 Nga M.B
Sherr me thika në Berat mes dy grupeve të rinjsh, 3 të plagosur
Foto ilustruese

BERAT- Tre të rinj janë plagosur mbrëmjen e sotme në Berat në lagjen “Uznovë”. Mësohet se të rinjtë, pasi janë gërvishur me mjetet e tyre,kanë hapur krahun në anë të rrugës dhe janë përleshur. Kanë qënë dy vëllezërit Donald dhe Denis Destani, përkatësisht 29 dhe 25-vjeç, ata që pasi kanë zbritur nga mjeti i tyre, kanë thyer me leva xhamat e automjetit të Xhuljano Hyrajt, 27-vjeç.

Pas kësaj, dy vëllezërit dhe Xhuljano Hyraj janë konfliktuar me thika e leva, derisa i kanë ndarë. Po ashtu mësohet se Donald Destani ka marrë plagë thike në shpatull, ndërsa Xhuljano Hyraj ka marrë goditje me levë në kokë. Të tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Pas mjekimit,ata do shoqërohen në Komisariatin e Policisë Berat,ku do të merren në pyetje në lidhje me ngjarjen.

konflikt berat

Sondazh

Poll