Bota

Netanyahu: Ushtria izraelitë është e gatshme të operojë në Rafah

Netanyahu tha se po bën gjithçka që të rikthejë pengjet izraelitë që mbahen në Gaza.

31 Mars 2024, 20:32 Nga S.N
Netanyahu: Ushtria izraelitë është e gatshme të operojë
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tregon gjatë një konference për shtyp se ai po refuzon të dorëzohet për pushtimin e Rafahut në Gazën jugore, apo pozicionin e tij në bisedimet me Hamasin. Netanyahu tha se po bën gjithçka që të rikthejë pengjet izraelitë që mbahen në Gaza.

“Ushtria izraelite është e gatshme të operojë në Rafah, të evakuojë civilët dhe të shpërndajë ndihma. Duhet kohë por do të bëhet. Unë po bëj gjithçka për të rikthyer pengjet në Gaza, përmes një kombinimi të presionit ushtarak dhe negociatave të vendosura.

Hamasi po kërkon kthim të pakontrolluar të palestinezëve të zhvendosur në Gazën veriore, përfshirë luftëtarët, gjë që do të kishte implikime sigurie. Dorëzimi ndaj një kërkese tjetër shpesh nuk do të sjellë një marrëveshje. Kjo qasje vetëm sa do ta bënte më të vështirë marrjen e pengjeve në shtëpi.Thirrja për zgjedhje tani do të paralizonte negociatat dhe do t'i jepte fund luftës përpara se të arrinte qëllimet e saj. I pari që do ta mirëpriste këtë është Hamasi. Unë do të kthej në shtëpi burra, gra, civilë, ushtarë, të gjallë dhe viktima nga Gaza”, tha Netanyahu.

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll

Bota 31 Mars 2024, 17:35 S.N

Kremtimet e Pashkëve në Kosovë

Foto Ilustrim KOSOVË- Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, bëri thirrje për pajtim në vend në mënyrë që si&c...