Bota

"Lëndime në kafkë, fytyrë dhe gjoks", aksidentohet autobusi me turistë në Bruksel, disa të plagosur

Sipas mediave të huaja, momentalisht informacionet për numrin e të plagosurve mbeten të paqarta.

31 Mars 2024, 18:20 Nga M.B
"Lëndime në kafkë, fytyrë dhe gjoks", aksidentohet
Foto ilustruese

BELGJIKA- Një autobus turistik në të cilin ndodheshin 33 shtetas të huaj është përplasur me një pemë në Bruksel. Sipas mediave të huaja, momentalisht informacionet për numrin e të plagosurve mbeten të paqarta. Përfaqësuesi i zjarrfikësve në një deklaratë për mediat ka folur për 33 pasagjerë, prej të cilëve 5 janë lënduar më rëndë dhe janë dërguar në spitale të ndryshme.

Ai gjithashtu tregoi se kanë lëndime në kafkë, fytyrë dhe gjoks, ndërsa nuk ka pasur të dhëna për shoferin. Shtetësia e të plagosurve mbetet e panjohur.

aksident bruksel

Sondazh

Poll

Bota 31 Mars 2024, 17:35 S.N

Kremtimet e Pashkëve në Kosovë

Foto Ilustrim KOSOVË- Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, bëri thirrje për pajtim në vend në mënyrë që si&c...