Bota

Parashikimi i Musk: Sa më gjatë të vazhdojë lufta në Ukrainë, aq më tepër territor do të fitojë Rusia

Kjo nuk është deklarata e parë e diskutueshme që Musk bën në lidhje me Ukrainën. Në vitin 2023, ai sugjeroi që Rusisë t'i jepej një pjesë e territoreve të Ukrainës për të parandaluar shpërthimin e një lufte të tretë botërore.

31 Mars 2024, 17:48 Nga S.N
Parashikimi i Musk: Sa më gjatë të vazhdojë lufta në
Elon Musk

SHBA- Biznesmeni amerikan Elon Musk, i njohur për përhapjen e herëpashershme të narrativave të propagandës ruse, ka bërë një parashikim në platformën e mediave sociale X, se nëse lufta në Ukrainë zgjat "mjaftueshëm", Rusia do të pushtojë territoret deri në lumin Dnipro, dhe qytetin e Odesës. Veçanërisht, Musk përdori versionet ruse të emrave gjeografikë, gjë që tregon se mendimi i tij vjen nga një burim rus.

“Sa më gjatë të vazhdojë lufta, aq më shumë territor do të fitojë Rusia derisa të godasë Dnepr, i cili është i vështirë për t'u kapërcyer. Megjithatë, nëse lufta zgjat mjaftueshëm, edhe Odesa do të bjerë”, ka shkruar Musk në X.

Musk beson se ndërsa nuk ka asnjë shans që Rusia të marrë kontrollin e të gjithë vendit për shkak të rezistencës ekstreme me të cilën do të përballeshin në Ukrainën perëndimore, mendon ata padyshim që do të fitojnë më shumë tokë sesa zotërojnë aktualisht.

“Nëse Ukraina do të humbasë të gjithë aksesin në Detin e Zi apo jo është, sipas mendimit tim, unë rekomandoj një zgjidhje të negociuar përpara se kjo të ndodhë”, tha më tej Musk.

Kjo nuk është deklarata e parë e diskutueshme që Musk bën në lidhje me Ukrainën. Në vitin 2023, ai sugjeroi që Rusisë t'i jepej një pjesë e territoreve të Ukrainës për të parandaluar shpërthimin e një lufte të tretë botërore. Pavarësisht kësaj, terminalet e tij Starlink luajtën një rol vendimtar për Ukrainën në fillim të pushtimit të plotë të Rusisë dhe vazhdojnë të ofrojnë aftësi komunikimi për forcat ushtarake ukrainase.

elon musk lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Bota 31 Mars 2024, 17:35 S.N

Kremtimet e Pashkëve në Kosovë

Foto Ilustrim KOSOVË- Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, bëri thirrje për pajtim në vend në mënyrë që si&c...