Bota

Presidenti i Kubës thirrje ndërkombëtarëve: Të ndërmeren veprime për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Presidenti i vendit ishullor ka qenë një nga liderët që ka shprehur kundërshtimin më të fortë ndaj sulmit disamujor të Izraelit në Gaza dhe ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e tij për Palestinën.

31 Mars 2024, 19:26 Nga S.N
Presidenti i Kubës thirrje ndërkombëtarëve: Të
Miguel Diaz-Canel

KUBA- Presidenti i Kubës i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime për t'i dhënë fund "gjenocidit" në Gaza. Duke ndarë një foto të flamurit palestinez që po projektohet në Memorialin Jose Marti në kryeqytetin Havana, Miguel Diaz-Canel tha të shtunën vonë: Kuba kërkon që gjenocidi të ndalet tani.

“Për sa kohë që toka palestineze vazhdon të martirizohet, gjakoset, shkatërrohet deri në themel nga urrejtja e okupatorit izraelit, ne nuk mund të lodhemi duke denoncuar krimin dhe duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar”, shkroi Diaz-Canel në X.

Presidenti i vendit ishullor ka qenë një nga liderët që ka shprehur kundërshtimin më të fortë ndaj sulmit disamujor të Izraelit në Gaza dhe ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e tij për Palestinën.

Izraeli ka zhvilluar një ofensivë vdekjeprurëse ushtarake në Gaza që nga një sulm ndërkufitar i 7 tetorit i udhëhequr nga Hamasi, në të cilin u vranë afro 1200 izraelitë. Më shumë se 32,700 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë që atëherë në Gaza, përveç shkatërrimit masiv, zhvendosjes dhe kushteve të urisë.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Aviv-in të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

kuba lufta gaza

Sondazh

Poll

Bota 31 Mars 2024, 17:35 S.N

Kremtimet e Pashkëve në Kosovë

Foto Ilustrim KOSOVË- Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, bëri thirrje për pajtim në vend në mënyrë që si&c...