Bota

Netanyahu shfaq probleme shëndetësore, do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, ja kush do t'i mbulojë detyrat e tij

Operacioni do të zhvillohet pas një takimi të kabinetit të tij të luftës këtë mbrëmje, ka njoftuar zyra e tij.

29 Mars 2024, 16:30 Nga S.N
Netanyahu shfaq probleme shëndetësore, do i nënshtrohet një
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka njoftuar se do t’i nënshtrohet një operacioni për një hernie. Operacioni do të zhvillohet pas një takimi të kabinetit të tij të luftës këtë mbrëmje, ka njoftuar zyra e tij.

Hernia u zbulua gjatë një kontrolli shëndetësor rutinë të Netanyahut. Ministri i Drejtësisë Yariv Levin, i cili është gjithashtu zëvendëskryeministër dhe një i besuar i ngushtë i Netanyahut, do të përmbushë rolin e tij përkohësisht gjatë procedurës.

Netanyahu do të kryejë operacionin pasi mijëra izraelitë pritet të mblidhen për të treguar zhgënjimin e tyre me qeverinë e tij dhe për t'i kërkuar atij të japë dorëheqjen.

benjamin netanyahu izrael

Sondazh

Poll