31 Mars 2024, 16:21
Nga M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Teksa ka reditur arrtjet e radhës gjatë qeverisjes së tij, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ndalur dhe në një analizë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kurti shkruan në rrjetet sociale se me Shqipërinë 'nuk jemi' kurrë mjaftueshëm afër dhe se ka gjithmonë vend për përafrim, tema për përbashkim dhe fusha për përfitim të dyanshëm. Ai shton se me hapjen e dy zyrave doganore të Republikës së Kosovës në Durrës dhe Porto Romano, ata fituan qasje në det nga e cila përfitojnë bizneset dhe ekonomia e tyre. Kurti thotë se në 2023, Shqipëria u bë partneri kryesor tregtar i Kosovës.
Sipas Kurtit, ndër projektet më të rëndësishme mbarëkombëtare, është marrëveshja për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës. Ai thotë se Abetarja e unifikuar dhe fillimi i punës për Enciklopedinë Shqiptare, vulosin vlerat e historinë tonë të përbashkët.
Postimi i Kurtit:
Me Shqipërinë nuk jemi kurrë mjaftueshëm afër. Ka gjithmonë vend për përafrim, tema për përbashkim dhe fusha për përfitim të dyanshëm. Sot, marrëdhëniet tona ekonomike janë forcuar më shumë se ndonjëherë më parë. Me hapjen e dy zyrave doganore të Republikës së Kosovës në Durrës dhe Porto Romano, fituam qasje në det nga e cila përfitojnë bizneset dhe ekonomia jonë. Investimet nga Shqipëria dhe shkëmbimet tregtare janë rritur e po rriten. Në 2023, Shqipëria u bë partneri ynë kryesor tregtar. E këtë vit, shënuam një moment historik në bashkëpunimit tonë në sektorin energjetik. Funksionalizuam dhe përuruam bursën shqiptare të energjisë elektrike ALPEX, e cila na mundëson të rrisim shumëfish shkëmbimet përmes kësaj burse të përbashkët.
Po aq historike ishte edhe kandidatura e suksesshme e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. Ajo u bë e mundshme pikërisht me ndihmën dhe bashkëpunimin me Shqipërinë. Bregdeti shqiptar do të mirëpresë sportin e lundrimit në kuadër të këtyre lojërave. Prej marrëveshjeve bilaterale që ekzistojnë mes nesh, 58 u nënshkruan gjatë këtyre tri viteve, e në kuadër të së cilave i kemi mbajtur edhe dy mbledhje fizike të përbashkëta të qeverive tona. Thjeshtësimi i procedurave burokratike, lehtëson qasjen e qytetarëve tanë në shërbime por edhe jetën e tyre të përditshme. Pajisja me leje qëndrim tashmë merret më shpejt e me më pak procedura. Kurse sa i përket legalizimit të dokumenteve, kemi hequr mes nesh kërkesat për vulë apostile.
Gjithashtu kemi nënshkruar marrëveshje me Republikën e Shqipërisë për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësuesit në të dy vendet. Për mbi 200 mijë banorët e brezit tonë të përbashkët kufitar lëvizin më lirë me funksionalizimin e 26 vendkalimeve të veçanta. E ndërmjet fshatrave ndërkufitare kemi filluar të ndërtojmë rrugë që na lidhin edhe më shumë, edhe më lehtë, për më shumë shkëmbime e më shumë turizëm malor.
Ndër projektet më të rëndësishme mbarëkombëtare, është marrëveshja për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës. Ajo do të jetë infrastruktura e radhës fizike që i përgjigjet vullnetit, dëshirës dhe nevojës për të qenë me afër. Ndërkohë që hapja e korridoreve ajrore me Republikën e Shqipërisë, e afron Kosovën me vendet tjera. Shkurtohet koha e udhëtimit dhe ruhet mjedisi sepse zvogëlohet trajektorja e fluturimeve për dhe nga Kosova.
Kosova dhe Shqipëria janë gjuhë dhe kulturë, arte dhe tradita, të mishëruara në brendi të kombit tonë. Abetarja e unifikuar dhe fillimi i punës për Enciklopedinë Shqiptare, i vulosin vlerat e historinë tonë të përbashkët.
albin kurti
Bota
31 Mars 2024, 16:12
M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një postim në rrjetet sociale, ka deklaruar se shqiptarët e Preshev&eum...
Bota
31 Mars 2024, 16:09
M.B
Aleksandër Vuçiç
SERBIA- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se pret që Millosh Vuçevi&ccedi...
Bota
31 Mars 2024, 15:01
M.B
Ministri i Mbrojtjes i Francës, Sebastien Lecornu, gjatë një mbledhjeje të Grupit të Kontaktit për ndihmën për Kievin....
Bota
31 Mars 2024, 11:57
h.k
Foto ilustruese
KIEV-Ukraina është përballur edhe me një natë të bombardimeve ruse, me dronë dhe raketa që godit&e...
Bota
31 Mars 2024, 10:59
h.k
Foto ilustruese
MOSKË-Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për fushatën e zakonshme pranverore të rekrut...
Bota
31 Mars 2024, 10:42
h.k
Foto ilustruese
BRUKSEL-Bullgaria dhe Rumania zyrtarisht i janë bashkuar – të paktën pjesërisht – zonës evropiane t&e...
Bota
31 Mars 2024, 09:55
h.k
Foto ilustruese
ITALI-Kreu i Kishës Katolike Papa Françesku kryesoi vigjiljen e Pashkëve në Bazilikën e Shën Pjetrit n&eum...
Bota
31 Mars 2024, 09:17
h.k
Foto ilustruese
TURQI-Vota është një barometër i popullaritetit të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, pasi ai kërkon të ...
Bota
31 Mars 2024, 08:25
h.k
Foto ilustruese
BRUKSEL-Disa studime në Evropë dhe SHBA tregojnë se llogaritja verore e kohës (DST) ka shumë pak efekt në ru...
Bota
31 Mars 2024, 08:17
h.k
Foto ilustruese
SERBI-Prej disa ditësh Serbia është tronditur nga humbja e një 2-vjeçarje në qytetin Bori. E mitura e quaj...