Politike

"Si i ka gjetur të gjitha"/ Dalin përgjimet pas denoncimit të Këlliçit për dosjen 5D: Le të bëjmë gam gam kot, Qato s'figuron në asnjë vend

Në dosjen hetimore të siguruar nga Dosja.al, tregohet biseda mes dy punonjësve të kompanisë 5D, Manjola Bunguri dhe Jonida Hoxhaj.

31 Mars 2024, 12:01 Nga I.A
"Si i ka gjetur të gjitha"/ Dalin përgjimet pas denoncimit
Mariglen Qato

TIRANË- Detaje të reja ka zbardhur Dosja.al, nga dosja hetimore e SPAK ndaj shoqërisë 5D dhe drejtorëve të Bashkisë Tiranë. Në dosjen hetimore të siguruar nga Dosja.al, tregohet biseda mes dy punonjësve të kompanisë 5D, Manjola Bunguri dhe Jonida Hoxhaj. Të dyja këto punonjëse, kanë komentuar denoncimin e Belind Këlliçit për skemën e mashtrimin të bërë nga Mariglen Qato për të përfituar tenderat dhe lejet e ndërtimit. Teksa Jonida shpreh habi se si Këlliçi ka mësuar të gjithë skemën, Manjola thekson se Mariglen Qato nuk figuron në asnjë vend si pronar i 5D Konstruksion.   

Pjesë nga Dosja hetimore:

Në datën 26.04.2023 shtetasja Manjola Bunguri i dërgon shtetases Jonida Hoxhaj linkun me lajmin e publikuar në media në lidhje me denoncimin publik të shtetasit Belind Këlliçi për shoqërinë "5D Konstruksion" sh.p.k. Midis tyre zhvillohet biseda si më poshtë:
Manjola: Title: Syri TV on Instagram: "Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojme, Belind Kelliçi denoncoi skemën e përfitimit të miliona eurove permes tenderave dhe lejeve të ndërtimit, nga drejtori i IMT-së, në Bashkinë e Tiranes, Mariglen Qato.
Jonida: "Manjola he mi...... uaa ca d... ky".
Manjola: "Une se dija qe ishin 5... E dija 3.... Po si i ka gjet te gjtha".
Jonida: "ky eshte d... le te bej gam gam kot". Skan nje tamam... Po me beri përshtypje si i din".
Jonida: "po
Manjola:"Te gjith te PD kot jan ca di ky i... ai sfiguron ne asnje vend".

"Si i ka gjetur të gjitha"/ Dalin përgjimet pas denoncimit
Dosja

mariglen qato spak aksion në bashkinë tiranë manjola bunguri jonida hoxhaj belind këlliçi

Sondazh

Poll