Bota

Mijëra izraelitë pushtojnë sërish rrugët e vendit, kërkojnë dorëheqjen e Netanyahut dhe lirimin e pengjeve

Në Tel Aviv, protestuesit kërkuan zgjedhje të parakohshme si dhe lirimin e pengjeve që ende mbahen nga Hamasi në Gaza. Demonstrata u mbajtën edhe në qytete të tjera, si Jerusalem dhe Haifa .

30 Mars 2024, 21:29 Nga r.ll
Mijëra izraelitë pushtojnë sërish rrugët e vendit,
pamje nga protestat

IZRAEL- Mijëra izraelitë dolën sërish sot në rrugët e qyteteve izraelite për të protestuar kundër qeverisë së ekstremit të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Në Tel Aviv, protestuesit kërkuan zgjedhje të parakohshme si dhe lirimin e pengjeve që ende mbahen nga Hamasi në Gaza. Demonstrata u mbajtën edhe në qytete të tjera, si Jerusalem dhe Haifa .


Një grua që u mor peng dhe u lirua si pjesë e një marrëveshjeje Hamas-Izrael dhe burri i së cilës ende mbahet në Gaza foli në tubimin e Tel Avivit, duke i bërë thirrje Netanyahut të lirojë pengjet. 

proteste ne izrael benjamin netanyahu

Sondazh

Poll