Politike

“Kjo është përplasje bandash, ndërsa zv/kryeministrja fajësoi…”, Këlliçi për arrestimet e ish-zyrtarëve të Bashkisë: SPAK ka vepruar pjesërisht

Këlliçi theksoi se Bashkia e Tiranës është ndër institucionet më të korruptuara në vend. Për Këlliçin, SPAK ka vepruar pjesërisht. Ai shtoi se SPAK duhet të veprojë e të sekuestrojë të gjitha pasuritë e paligjshme të të prangosurve.

29 Mars 2024, 20:50 Nga h.k
“Kjo është përplasje bandash, ndërsa zv/kryeministrja
Foto ilustruse

TIRANË-Anëtari i Kryesisë së PD-së Belind Këlliçi ka komentuar arrestimet e drejtorëve në Bashkinë e Tiranës, për korrupsion. 

Këlliçi tha për "Opinion" në News 24 se Bashkia e Tiranës është ndër institucionet më të korruptuara në vend. Për Këlliçin, SPAK ka vepruar pjesërisht. Ai shtoi se SPAK duhet të veprojë e të sekuestrojë të gjitha pasuritë e paligjshme të të prangosurve.

"Kam qenë deputeti i tretë më i votuar në Tiranë nga PD. Unë jam përfaqësues i Partisë Demokratike. Kompania 5D ishte në duart e disa drejtorëve, që jepnin tendera tek familjarët e tyre. Kur e mora informacionin ishte në kufijtë e të pabesueshmes. Bazuar në deklaratën time të kryetarit të PD në Tiranë, SPAK ka nisur hetimet. SPAK sot ka vepruar pjesërisht. Kjo është një tjetër lëvizje e Veliajt që të shpëtojë lëkurën. Unë kam bërë dhe kallëzimë të tjera. Kam denoncuar zinxhirin drejtues të Bashkisë Tiranë. Këta janë dhe drejtuesit e fushatës elektorale të Veliajt më 14 maj 2023. Shefi i shtabit ka qenë Taulant Tushe. Si ka mundësi që Veliaj nuk di asgjë se çfarë bëhet në bashki, këtë fabul askush nuk mund ta besojë. Sot që ne flasim Bashkia Tiranë cilësohet institucioni më i korruptuar në Shqipëri, por edhe aty ka individë të ndershëm. SPAK do bënte mirë që siç ka vepruar me drejtorin e ARRSH, të veprojë dhe në këtë rast. SPAK të sekuestrojë të gjitha pasuritë e paligjshme. I njëjti standard duhet edhe për titullarët e Bashkisë së Tiranës. Kanë bërë hotel 15 milionë euro me rroga 800 mijë lekë të vjetra? Prandaj ikin qytetarët, sepse këtu bëhet hataja me vjedhje."-tha Këlliçi. 

belind kellici

Sondazh

Poll