Bota

Kurti: Kosova po përgatitet për të paditur Serbinë si shtet përgjegjës për krimet e luftës të kryera në vend

Gjatë homazheve Kurti u shpreh se po bëhen përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

30 Mars 2024, 13:20 Nga N.F
Kurti: Kosova po përgatitet për të paditur Serbinë si shtet
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kryer homazhe ditën e sotme në nderim të  martirëve të familjes Mulliqi. Gjatë homazheve Kurti u shpreh se po bëhen përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

 “Janë duke u bërë përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, e që janë krime kundër njerëzimit dhe gjenocidit”, tha Kurti.

Kurti i bëri thirrje Prokurorisë së Shtetit që të angazhohen maksimalisht ditë e natë, në mënyrë që vrasësit, për të cilët ka dëshmitarë të gjallë, të ndiqen të akuzohen, të dënohen sepse pa drejtësi me vetëm të vërtetën plagët vazhdojnë të mbesin të hapura.

albin kurti homazhe krime lufte serbia

Sondazh

Poll