Bota

U mundua të kontrabandonte, por nuk ia doli dot, zyrtarët doganorë i gjetën kinezes 400 insekte ekzotike në valixhe

Ajo arriti në aeroportin e tretë më të madh të vendit dhe u bë dyshuese pasi nuk mundi ta ngrinte valixhen e saj në skaner.

30 Mars 2024, 11:39 Nga E. D

 

U mundua të kontrabandonte, por nuk ia doli dot, zyrtarët
foto ilustruese

 

KIN- Një grua u kap në aeroport ndërkombëtar në qytetin kinez, Guangzhouduke duke u përpjekur të kontrabandonte. Ajo arriti në aeroportin e tretë më të madh të vendit dhe u bë dyshuese pasi nuk mundi ta ngrinte valixhen e saj në skaner. Gjithashtu makina zbuloi anomali të çuditshme dhe doganierët ndërhynë menjëherë

U mundua të kontrabandonte, por nuk ia doli dot, zyrtarët

Pas inspektimit, autoritetet e doganës gjetën pako që përmbanin më shumë se 400 insekte. Shumë nga insektet ishin të gjallë dhe kërkonin një rrugëdalje nga valixhe por gruaja i kishte fshehu nën një paketë me ushqime. Po ashtu doganierët numëruan 11 lloje të ndryshme, shumë prej tyre ekzotike, si brumbulli goliath.

Asnjë nga insektet e përmendura nuk mund të gjendet në Kinë dhe një shërbim i specializuar u thirr menjëherë në aeroport. Gjithashtu ekipet e Zbatimit të Kufirit dhe Doganave atje kanë dyfishuar kontrollet në vitet e fundit për të luftuar tregun në rritje për kafshët shtëpiake ekzotike.

Sondazh

Poll