Aktualitet

FOTO/ Vrau 24-vjeçarin pas një sherri në një lokal, Gjykata spanjolle urdhëron marrjen me forcë të ADN-së së Florian Ramës

Gjykata në Spanjë mësohet se ka urdhëruar marrjen forcërisht të kampionit të ADN për shqiptarin Florian Rama i cili akuzohet për vrasje. 

30 Mars 2024, 10:06 Nga N.F
FOTO/ Vrau 24-vjeçarin pas një sherri në një lokal,
Florian Rama

SPANJË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 24-vjeçarit Soufian Mraha në qershor 2019 pas një debati në një bar me një shqiptar. Gjykata në Spanjë mësohet se ka urdhëruar marrjen forcërisht të kampionit të ADN për shqiptarin Florian Rama i cili akuzohet për vrasje. 

30-vjeçar u ekstradua nga Anglia në Spanjë në janar, ku përballet me akuzën e vrasjes së 24-vjeçarit. Tre dëshmitarë të cilët rrëfyen ngjarjet identifikuan shqiptarin pas e skicave e fotografive të policisë të një duzinë individësh me precedentë penalë që hetuesit u treguan atyre. Duke jetuar në Vigo në atë kohë, konkretisht në rrugën Lorient pranë Balaídos, celulari gjithashtu e tregoi atë, atë mëngjes në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu kamerat kapën një person që largohej nga vendi ngjarjes drejt një rruge që për koincidencë aty jetonte edhe një shoku i Ramës. Megjithatë Gjykata ka kërkuar edhe ADN e të dyshuarit për të përforcuar provat lidhur me autorësinë por Rama ka refuzuar duke detyruar gjykatën të kërkojë marrjen forcërisht të saj. ADN do të krahasohet me profilin gjenetik mashkullor të gjetur në një gjurmë gjaku në vendngjarje.

florian rama spanje angli adn

Sondazh

Poll