29 Mars 2024, 17:49
Nga h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ka reaguar nga burgu lidhur me zhvillimet e fundit në bashkinë e Himarës.
Sot Blerina Balaj u komandua si drejtuese e përkohshme e bashkisë Himarë deri në zgjedhjet e reja.
Nga Fredi Beleri
Një lëmsh juridik i pamundur për t’u zgjidhur. Lëmsh i krijuar me kontributin e prokurorisë dhe gjykatës së posaçme kundër korrupsionit, të cilët nuk kanë kurajë t’i thonë JO z. Rama.
Asnjë ligj dhe asnjë nen i Kushtetutës nuk e parashikon këtë që po ndodh në Bashkinë Himarë. Neni 61 i ligjit 139/2015 që trumbeton prefekti nuk zgjidh ndërprerjen e parakohshme të një mandati të mbaruar me kohë. Asnjë praktikë e mirë evropiane, të cilave z. Rama iu referua, nuk thotë se kryetari i bashkisë caktohet nga partia humbëse e zgjedhjeve për kryetar bashkie. Asnjë praktikë e mirë evropiane nuk parashikon të caktohet nga prefekti si kryetar bashkie një person që nuk është zgjedhur as këshilltar bashkiak, por është emëruar nga humbësi.
Shkelët Kushtetën dhe atë që u votua nga sovrani nuk e lejuat të betohet. Në kundërshtim me ligjin, caktoni një kryetar të ri bashkie, siç edhe Prefekti e deklaroi, dhe e interpretoni ligjin ashtu siç ju intereson. Juve nuk ju intereson ligji, por ju intereson vetëm të mos betohet, qoftë edhe për një orë të vetme, ai që u zgjodh kryetar bashkie konform Nenit 109 të Kushtetutës. Për ju, ligji është thjesht një copë letër bakalli. Me gjasë, letër bakalli është edhe për z. Tavo, i cili në kundërshtim me ligjin, dje u tregoi këshilltarëve si të mendonin, sot mori pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak për t`u siguruar që e kishin kuptuar drejt urdhërin e tij. Pa patur asnjë kompetencë, filloi sot fjalimet elektorale duke premtuar tituj pronësie.
Zgjidhja e vetme është respektimi i Kushtetutës. Zgjidhja e vetme është të lejohet fituesi i zgjedhjeve të betohet. Është e vetmja gjë që mund t’i japë fund këtij kaosi ligjor dhe të ndalojë absurdin në Bashkinë Himarë, duke trajtuar banorët e kësaj bashkie në mënyrë të barabartë me çdo qytetar tjetër të kësaj Republike që ushtroi të drejtën e tij elektorale në zgjedhjet e datës 14 maj.
Dhionisios – Alfred Beleri
Kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë
fredi beleriu
Politike
29 Mars 2024, 17:22
h.k
Foto ilustruese
VLORË-Në prag të sezonit turistik veror, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka nisur një aksion pë...
Politike
29 Mars 2024, 17:03
Gjergj Erebara
Foto ilustruese
TIRANË-Taksapaguesit shqiptarë kanë angazhuar gjatë viteve të fundit qindramilionë euro investime për t...
Politike
29 Mars 2024, 16:30
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka reaguar për letr&e...
Politike
29 Mars 2024, 15:44
N.F
Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nw lidhje me kthimin nw normalitet tw Kuvendit. Meta i ftuar në rubr...
Politike
28 Mars 2024, 22:49
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar denoncimin e Gazment Bardhit, që tha se Olsi Rama &eu...
Politike
29 Mars 2024, 15:27
N.F
Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në lidhje me grabitjen e regjistruar brenda selisë së tij t&eu...
Politike
29 Mars 2024, 15:16
I.A
TIRANË- Anëtari i kryesisë së Pd-së Belind Këlliçi ka zbuluar se çfarë po ndodh në prapaskenën e Kr...
Politike
29 Mars 2024, 14:08
r.ll
gazment bardhi
TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ditën e djeshme denoncoi përfshirjen e Olsi...
Politike
29 Mars 2024, 13:43
I.A
Ditën e djeshme Bashkia e Tiranës mori të dytën godtje nga Prokuroria e Posaçme nën akuzën e grupit të strukturuar k...
Politike
29 Mars 2024, 13:25
r.ll
selia
TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka njoftuar sot në rrjete sociale se persona të paautorizua...