Bota

“Përbindësh shpageti”, krijesa e çuditshme po i mahnit njerëzit në Teksas

nstitu i kërkimeve "Harte" njoftoi se ato duken si një sy me bisht dhe janë më të bollshme pranë ishullit Mustang. 

29 Mars 2024, 20:20 Nga E. D

“Përbindësh shpageti”, krijesa e çuditshme po i

TEKSAS- Ekspertët po paralajmërojnë frekuentuesit e plazhit që të jenë të kujdesshëm për krijesat e pazakonta që shihen në brigjet e Teksasit. Institu i kërkimeve "Harte" njoftoi se ato duken si një sy me bisht dhe janë më të bollshme pranë ishullit Mustang

Gjithashtu në Facebook u publikuan fotot e krijesës së pazakontë ku dhe disa përdorues të të habitur e quajtën atë “përbindëshi i shpagetit”.

Ky është një aludim për “Përbindëshin Flying Spageti”, hyjninë e fesë satirike të pastafarianizmit dhe fenomenit të internetit, shkruan nypost. Gjthashtu shkencëtarët shpjegojnë se bëhet fjalë për organizmat e njohur si Rhizophysa. 

“Nëse i shihni përgjatë bregdetit, mos i prekni. Mund të shijoni bukurinë e tyre, përndryshe do të ndjeni dhimbjen që mund të shkaktojnë”, than ekspertët.

teksas

Sondazh

Poll