Bota

Kapen 70 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet drejtuesi i kamionit

Sipas Rojës Bregdetare, pas përdorimit të informacionit dhe një hetimi afatgjatë, është bërë kontrolli i një kamioni, i cili ishte shkarkuar nga një traget me pasagjerë, i ardhur nga një port italian. 

29 Mars 2024, 20:50 Nga E. D

 

Kapen 70 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet drejtuesi i kamionit
kanabis

 

GREQI- Rreth 70 kilogramë kanabis u zbuluan nga efektivët e skuadrës rajonale të Antidrogës pranë Autoritetit Portual Qendror të Patrës, gjatë kontrollit të kryer në një kamion në portin e huaj të Igumenicës. Sipas Rojës Bregdetare, pas përdorimit të informacionit dhe një hetimi afatgjatë, është bërë kontrolli i një kamioni, i cili ishte shkarkuar nga një traget me pasagjerë, i ardhur nga një port italian. 

Gjatë kontrollit, me ndihmën e qenit të policisë efektivët e Rojës Bregdetare kanë lokalizuar në hapësirën e ngarkesës tetë kuti kartoni, të cilat përmbanin 43 pako plastike me kanabis të papërpunuar në mënyrë hidroponike, me peshë totale 48 kg dhe 139 gram. 

Gjithashtu u gjetën edhe 215 pako të tjera plastike me kanabis të trajtuar, me peshë totale 21 kilogramë e 260 gram. Më pas rojat e portit arrestuan drejtuesin e kamionit 61-vjeçar, ndërsa pak më vonë në zonën e Atikës u arrestua një 69-vjeçar, i cili sipas Rojës Bregdetare dyshohet se është i përfshirë në rastin e transportimi i drogës.

greqi

Sondazh

Poll