Bota

Ukraina dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje për shtyrjen e pagesave të borxhit

Marchenko tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të mundësojë uljen e barrës së borxhit në buxhetin e shtetit të Ukrainës dhe ridrejtimin e fondeve që supozohej të paguheshin për shlyerjen e borxhit dhe shërbimin drejt nevojave të sektorëve social dhe humanitar. 

29 Mars 2024, 18:28 Nga E. D
Ukraina dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje për
SERGII MARCHENKO DHE BRIDGET BRINK

UKRAINË- Ministri ukrainas i Financave Serhii Marchenko dhe ambasadorja e SHBA në Ukrainë Bridget Brink kanë nënshkruar një marrëveshje në lidhje me shtyrjen e pagesave për borxhin shtetëror.

Marchenko tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të mundësojë uljen e barrës së borxhit në buxhetin e shtetit të Ukrainës dhe ridrejtimin e fondeve që supozohej të paguheshin për shlyerjen e borxhit dhe shërbimin drejt nevojave të sektorëve social dhe humanitar. 

“Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë për kontributin e tyre të rëndësishëm në mbështetjen e stabilitetit makro-financiar dhe rritjes ekonomike të Ukrainës në kohë lufte”, shtoi ministri.

Përfundimi i marrëveshjes së përmendur ishte paraparë me Memorandumin e Mirëkuptimit për pezullimin e pagesave të borxhit shtetëror me grupin e kreditorëve zyrtarë të Ukrainës nga vendet G7 dhe Klubin e Parisit.

Në dhjetor 2023, grupi i kreditorëve zyrtarë të Ukrainës nga vendet e G7 dhe Klubi i Parisit ranë dakord të pezullojnë pagesat e borxhit zyrtar deri në vitin 2027.

serhii marchenko

Sondazh

Poll