Bota

Kuleba: Projekti imperialist i Rusisë varet nga Ukraina, Putin synon të zgjerojë sulmet

Kuleba nuk përjashtoi që Rusia mund të zgjerojë sulmet e saj dhe të synojë anëtarët e NATO-s, duke theksuar se e ardhmja e projektit imperialist rus varet nga Ukraina. 

29 Mars 2024, 18:04 Nga E. D
Kuleba: Projekti imperialist i Rusisë varet nga Ukraina, Putin synon
Dmytro Kuleba

UKRAINË- Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba thotë se qëllimi i Rusisë nuk është vetëm të pushtojë Ukrainën, por të rivendosë lavdinë e Bashkimit Sovjetik. Kuleba nuk përjashtoi që Rusia mund të zgjerojë sulmet e saj dhe të synojë anëtarët e NATO-s, duke theksuar se e ardhmja e projektit imperialist rus varet nga Ukraina. 

“Të gjithë duhet të kuptojnë se qëllimi strategjik i Rusisë nuk është vetëm të pushtojë Ukrainën, por të rivendosë lavdinë e Bashkimit Sovjetik në arenën ndërkombëtare. Putin madje tha se rënia e Bashkimit Sovjetik ishte katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit të 20-të”, tha Kuleba.

Gjithashu Ministri i Jashtëm i Ukrainës kuleba shtoi se Moska nuk pajtohet me pavarësinë e vendeve të Azisë Qendrore sepse ende i konsideron ato si provinca të dikurshme.

dmytro kuleba

Sondazh

Poll