Aktualitet

Autori qëlloi me breshëri ndaj makinës së tij, del fotoja e avokatit që iu bë atentat në Memaliaj

Zotaj ishte bashkë me nipin e tij në makinë, kur autori i atentatit, Fatos Lamaj i kishte zënë pritë për ta ekzekutuar.

29 Mars 2024, 09:27 Nga r.ll
Autori qëlloi me breshëri ndaj makinës së tij, del fotoja e
andrea zotaj

MEMALIAJ- Është publikuar fotoja e avokatit, Andrea Zotaj, të cilit iu bë atentat mbrëmjen e djeshme në fshatin Qesarat. Zotaj ishte bashkë me nipin e tij në makinë, kur autori i atentatit, Fatos Lamaj i kishte zënë pritë për ta ekzekutuar. Pas një manovre të makinës nga avokati, plumbat e qëlluar drejt tyre nuk i kapën.

Zotaj është shprehur se ngjarja ka qenë për shkak të detyrës. Autori i atentatit ishte ndaluar nga policia 2 netë para se të ndodhte ngjarja, pas një konflikti me të afërmin e tij për çështje pronash. Avokati Zotaj ka qenë pala mbrojtëse e të afërmit të autorit. Pasi ka qëndruar 1 natë në paraburgim, Lamaj rrëmbeu kallashnikovin dhe zuri në pritë avokatin.

andrea zotaj fatos lamaj

Sondazh

Poll