Bota

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhër Izralit: Ushtria izraelite të mos ndalojë dhënien e ndihmave humanitare

Gjykata i ka bërë thirrje Izraelit të mos kryejë akte që përbëjnë shkelje të të drejtave si ndalimi i dhënies së ndihmave humanitare.

28 Mars 2024, 18:16 Nga S.N

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhër Izralit:

HOLANDË- Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nxori masa të reja të përkohshme për Gazën si pjesë e çështjes së ngritur nga Afrika e Jugut për parandalimin e gjenocidit, duke treguar se Izraeli duhet të paraqesë një raport në gjykatë për të gjitha masat e marra për t'iu përmbajtur urdhrit brenda një muaji.

Gjykata i ka bërë thirrje Izraelit të mos kryejë akte që përbëjnë shkelje të të drejtave si ndalimi i dhënies së ndihmave humanitare.

GJND-ja miratoi njëzëri një urdhër që kërkon ofrimin e papenguar nga të gjitha palët e interesuara të: shërbimeve bazë dhe ndihmës humanitare të nevojshme urgjente, duke përfshirë ushqimin, ujin, energjinë elektrike, karburantin, strehimin, veshjet, kërkesat e higjienës dhe kanalizimeve, si dhe furnizimet mjekësore dhe kujdesin mjekësor për Palestinezët në të gjithë Gazën, duke përfshirë rritjen e kapacitetit dhe numrin e pikave të kalimit tokësor dhe mbajtjen e tyre të hapura për aq kohë sa është e nevojshme.

“Ushtria izraelite të mos kryejë akte që përbëjnë shkelje të ndonjë prej të drejtave të palestinezëve në Gaza si një grup i mbrojtur sipas Konventës mbi Parandalimi dhe Ndëshkimi i Krimit të Gjenocidit, duke përfshirë parandalimin, nëpërmjet çdo veprimi, dhënien e ndihmës humanitare të nevojshme urgjentisht”, urdhëroi Gjykata me 15 vota pro dhe një kundër.

gjnd gaza izraeli

Sondazh

Poll