Bota

Firma e tij vodhi rreth 12 miliardë dollarë, ish-kreu i kompanisë së kriptomonedhave dënohet me 25 vite burg

Dënimi i Bankman-Fried ishte më i shkurtër se 40 deri në 50 vjet që prokurorët federalë kishin rekomanduar, por mbi dënimin prej gjashtë vjet e gjysmë të kërkuar nga avokatët mbrojtës.

28 Mars 2024, 17:53 Nga E. D
Firma e tij vodhi rreth 12 miliardë dollarë, ish-kreu i kompanisë
Sam Bankman-Fried

SHBA- Sam Bankman-Fried, ish-manjati i kriptomonedhave, i cili u arrestua për mashtrim, u dënua me 25 vjet burg të enjten, duke mbyllur një sagë të jashtëzakonshme që përmbysi industrinë e kriptomonedhave

Dënimi i Bankman-Fried ishte më i shkurtër se 40 deri në 50 vjet që prokurorët federalë kishin rekomanduar, por mbi dënimin prej gjashtë vjet e gjysmë të kërkuar nga avokatët mbrojtës. Një oficer federal i provës kishte rekomanduar 100 vjet, pak më pak se dënimi maksimal i mundshëm prej 110 vitesh pas hekurave.

Dënimi u dha nga gjyqtari Lewis A. Kaplan në Gjykatën Federale të Qarkut në Manhatan. Përpara se të jepej dënimi, Bankman-Fried u kërkoi falje klientëve, investitorëve dhe punonjësve të FTX firmës së tij e cila u bë përgjegjëse për humbjen e rreth 12 miliardë dollarëve. 

Shumë njerëz ndihen vërtet të zhgënjyer, dhe ata ishin shumë të zhgënjyer. Me vjen keq per ate. Më vjen keq për atë që ndodhi në çdo fazë," tha ai.

sam bankman-fried

Sondazh

Poll