Bota

Sulmi terrorist në Moskë, hetuesit: Numri përfundimtar i të vdekurve mund të jetë më i lartë, rezultojnë edhe 100 persona të zhdukur

Komiteti Hetues i Rusisë publikoi të mërkurën një listë me emra që identifikojnë 143 personat e konfirmuar të vdekur deri më tani. Hetuesit kishin thënë më herët se kishin marrë gjithashtu 143 raporte për persona të zhdukur që nga e premtja.

28 Mars 2024, 14:33 Nga N.F
Sulmi terrorist në Moskë, hetuesit: Numri përfundimtar i të
Homazhet në Moskë

RUSI- Numri përfundimtar i të vdekurve nga sulmi në sallën e koncerteve në Moskë javën e kaluar mund të jetë më i lartë se 143 të vdekurit e konfirmuar nga autoritet. Këto dyshime kanë ardhur pasi hetuesit rusë kanë marrë më shumë se 100 raporte për njerëz të zhdukur.

Komiteti Hetues i Rusisë publikoi të mërkurën një listë me emra që identifikojnë 143 personat e konfirmuar të vdekur deri më tani. Hetuesit kishin thënë më herët se kishin marrë gjithashtu 143 raporte për persona të zhdukur që nga e premtja. Nuk është e qartë se sa nga njerëzit e raportuar të zhdukur llogariten në numrin e konfirmuar të vdekjeve. 

Rusia u trondit javën e kaluar nga sulmi terrorist më vdekjeprurës në tokën e saj në dy dekada, kur persona të armatosur sulmuan Bashkinë e Crocus në periferi të Moskës, duke qëlluar drejt personave që gjendjeshin në vendngjarje ku më pas i vunë flakën ndërtesës.

Mijëra njerëz kishin udhëtuar drejt  sallës së koncerteve për të parë grupin rock të epokës sovjetike "Piknik".  Shumë prej viktimave mendohet se janë vrarë nga thithja e tymit nga zjarri. ISIS mori përgjegjësinë për sulmin dhe ndau një video nga burrat teksa sulmuan ndërtesën, ku mijëra rusë kishin mbërritur për të parë grupin rock.

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar 4 persona të cilët dyshohet se janë autorët si dhe 4 bashkëpunëtorë të tyre. Nga videot e shpërndara në mediat sociale ruse duket disa nga burrat duke u marrë në pyetje me dhunë. Në një video duket një nga autorët të cilët e kanë lidhur me një pajisje elektrike në organin gjenital dhe nga shkarkimi i energjisë fillon dhe nxjerr shkumë nga goja. Gjithashtu një video tjetër tronditëse shfaq momentin kur forcat ruse i presin veshin të dyshuarit ne momentin e arrestimit të tij.

 

 

sulm moske viktima hetues

Sondazh

Poll