Bota

Skocia shqyrton projektligjin për eutanazinë, opinioni publik pozitiv për miratimin e tij

Nëse projektligji miratohet, atëherë Skocia do t'i bashkohet listës së vendeve që përfshin Zvicrën, Kanadanë, Zelandën e Re, Austrinë dhe Ekuadorin dhe ku eutanazia lejohet në kushte të caktuara.

28 Mars 2024, 14:17 Nga N.F
Skocia shqyrton projektligjin për eutanazinë, opinioni publik pozitiv
Foto ilustruese

SKOCI- Skocia po shqyrton një projekt-ligj për të lejuar skocezët e sëmurë të përdorin eutanazinë. Projekt-ligji është paraqitur sot në Parlament ku sipas të dhënave shumica e njerëzve janë  në favor të praktikës, sipas një sondazhi. Nëse projektligji miratohet, atëherë Skocia do t'i bashkohet listës së vendeve që përfshin Zvicrën, Kanadanë, Zelandën e Re, Austrinë dhe Ekuadorin dhe ku eutanazia lejohet në kushte të caktuara.

Projektligji për vetëvrasjen e asistuar mjekësor do t'u japë mundësinë të rriturve të aftë mendërisht të cilët janë diagnostikuar me një sëmundje terminale të drejtën për t'i dhënë fund jetës së tyre. Ligji do të përmbajë masa mbrojtëse si vlerësimi i pavarur nga dy mjekë dhe një periudhë "ftohjeje" 14-ditore për të menduar vendimin e tyre.

Aplikantëve do t'u kërkohet gjithashtu të kenë jetuar në Skoci për të paktën një vit. Gjithashtu ata duhet të administrojnë vetë substancën që do t'i japë fund jetës së tyre. Plani u prezantua nga Liam MacArthur, një deputet Liberal Demokrat në Parlamentin Skocez, i cili këtë javë tha se ishte absolutisht i sigurt se ligji do të miratohej sepse kishte mbështetje në rritje popullore për praktikën.

Një sondazh nga grupi i fushatës "Dignity in Dying" zbuloi se më shumë se tre të katërtat e skocezëve e mbështesin praktikën. Kundërshtarët e legjislacionit argumentojnë se sondazhi nuk pasqyron ndryshimin e opinionit kur theksohen rreziqet e praktikës. Votimi përkatës në Parlamentin skocez pritet të bëhet pas disa muajsh. Lideri laburist i Britanisë, Keir Starmer, i cili sipas sondazheve do të jetë kryeministri i ardhshëm, ka shprehur dëshirën e tij për legalizimin e eutanazisë pas zgjedhjeve të ardhshme.

skoci eutanazi parlament

Sondazh

Poll